Tjetër përplasje në horizont me presidentit Donald Trump dhe gjyqësorit. Zyrtarët e administratës mund të përballen me akuza penale për shpërfillje dhe shkelje të urdhrit të një gjyqtari federal pasi nuk kanë ndaluar dëbimet të anëtarëve të dyshuar të një bande venezuelase.

Në një vendim me shkrim, gjykatësi i qarkut James Boasberg në Uashington gjeti “shkak të mundshëm” për t’i akuzuar penalisht zyrtarët për përbuzje të gjykatës. Vendimi thekson se administrata demonstroi “mospërfillje të qëllimshme” të urdhrit të 15 marsit që e ndalon qeverinë të dëbojë anëtarë të dyshuar të një bande venezuelase në El Salvador, sipas Aktit të Armiqve të huaj të vitit 1798.

Shumë prej avokatëve dhe anëtarët e familjeve të emigrantëve thonë se të dëbuarit nuk janë anëtarë të bandës dhe nuk u është dhënë kurrë mundësia për të kundërshtuar pretendimet e qeverisë amerikane.

Rasti më flagrant është dëbimi në El Salvador i Kilmar Abrego Garcia. Vetë administrata pranoi se ai u dërgua gabimisht dhe gjykata e lartë e SHBA-së votoi 9 me 0 duke i kërkuar qeverisë ta riatdhesojë menjëherë. Por administrata Trump po refuzon.

Për këtë u angazhua personalisht senatori amerikan Chris Van Hollen nga Maryland. Ai udhëtoi personalisht në El Salvador, por autoritetet i mohuan takimin me shtetasin Kilmar Abrego Garcia.

Klan News