Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu ka përfnduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka lidhje me korrupsionin dhe terrorizmin.
Sipas një deklarate të prokurorisë së Stambollit hetimin ka përshirë rreth 100 persona ku mes tyre ka gazetarë dhe biznesmenë që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale në lidhje me tenderat e caktuar të dhënë nga bashkia.
Po ashtu sipas hetimeve ku është i përfshirë kryebashkiaku i Stambollit dhe gjashtë të tjerë akuzohen për për ndihmë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë. /tvklan.al