Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen u akuzua për përfshirjen e tij në skandalin e emetimit të gazrave. Prokurori publik në qytetin Braunshvajh të Gjermanisë akzuoi Martin Winterkornin dhe katër menaxherë të tjerë për mashtrim.

Volkswagen tha se nuk do t’i komentojë akuzat. Winterkorn përballet me akuza edhe në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka gjasa të gjykohet për to, pasi Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj.

Winterkorn 71 vjeç, ka dhënë dorëheqje shumë shpejt pas shpërthimit të skandalit në Shtator të vitit 2015. Në atë kohë, Volkswagen ka pranuar se 11 milionë makina janë pajisur me një softuer që ka dhënë rezultate më pozitive për gazrat shkarkues.

Në një deklaratë, prokurorët e akuzuan Winterkornin për “mashtrim serioz” dhe shkelje të ligjeve të konkurrencës.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet. Skandali ka nxitur hetime në Gjermani dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në. Deri më sot, ky skandal i ka kushtuar Volkswagen-it rreth 28 miliardë Euro.

/REL