Iu gjetën 500 mijë USD cash, Menendez: Do të shfajësohem

Senatori demokrat Bob Menendez mohoi çdo lidhje me paligjshmërinë për akuzat e bërë për ryshfet dhe konsipiracion nga prokuroria ndaj tij dhe bashkëshortes.

“Unë besoj fuqishëm se kur të paraqiten të gjitha faktet, jo vetëm që do të shfajësohem, por do të jem ende senator i lartë i Nju Xhersit”.

Menendez ka dhënë dorëheqjen përkohësisht nga roli i tij si kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, por duke refuzuar të dorëzoje mandatin si ligjvënës.

Agjentët e FBI-së pas kontrollit tek banesa dhe banka ku ruanin objektet në kasafortë senatori Menendez dhe Nadine Menendez në Nju Xhersi, gjeten në dollapët e rrobave rreth 500 mijë Dollarë të futur në zarfa.

Disa nga paratë ishin të futura nëpër xhepat e rrobave të senatorit. Agjentët zbuluan edhe sasi të mëdha shufra floriri.

Prokurorët amerikanë që duan të konfiskojnë asetet dhe llogaritë bankare thanë se demokrati i pranoi në këmbim të përdorimit të ndikimit të tij për të ndihmuar qeverinë egjiptiane dhe për të ndërhyrë në hetimet e zbatimit të ligjit ndaj tre biznesmenëve.

Vendimi i tij për të qëndruar në Senat mund të komplikojë përpjekjet e partisë së tij për të mbajtur shumicën e ngushtë 51-49 në atë dhomë, megjithëse Nju Xhersi nuk ka zgjedhur një republikan në Senat që nga viti 1972.

Tv Klan