Interpol Tirana ka realizuar me sukses në bashkëpunim me homologët italianë dhe grekë për arrestimin dhe ekstradimin e dy shqipatrëve.

41-vjeçari B.K., është ekstraduar nga Athina pasi dyshohet se në Qershor të 2023 në lagjen “Pavarësia” në Burrel ka tentuar të vrasë A.D., pas një konflikti për motive të dobëta, ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë nga shtënat me armë zjarri.

Atij i është caktuar nga Gjykata e Dibrës masa e “arrestit në burg” në Shtator të 2023 për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyëese dhe municionit”.

Ndërkohë është ekstraduar nga Italia 53-vjeçari S.C., pasi akuzohet për veprat penale “falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve kryer në bashkëpunim” dhe “dhënia e informacioneve të rreme” dhe “fshehja e të ardhurave”.  Ai është arrestuar në Itali 1 vit më parë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

53-vjeçarit i është caktuar masa e “arrestit në burg” nga Gjykata e Gjirokastrës në Shtator të 2023. Sipas hetimeve të bëra S.C., në bashkëpunim me dy italianë dhe dy shqiptarë kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e parave.

Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.


Njoftmi i policisë:

Ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas: njëri i akuzuar për tentativë për vrasje, tjetri për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.   

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, ka zhvilluar në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, 2 operacione për ekstradimin e 2 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: 

-u ekstradua nga Athina, shtetasi shqiptar B. K., 40 vjeç, lindur në Burrel. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë. Nga të shtënat, shtetasi A. D. është dëmtuar rëndë;

-u ekstradua nga Italia, shtetasi italian S. C., 53 vjeç. Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Ky shtetas është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.   

Shtetasi S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.

/tvklan.al