Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas akuzave të Athinës për shkelje të të drejtave të minoritetit grek. Në një deklaratë për shtyp, Ministria shqiptare e Jashtme shkruan se minoritetit grek nuk i është cënuar e drejta e pronës.

Sipas saj, VKM-ja e qeverisë ka si synim evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit dhe janë në pronësi shtetërore. Po ashtu shprehet keqardhje për shtrembërimin e fakteve që bën pala greke, siç thuhet në deklaratë.

Të martën, Ministria e Jashtme greke kritikoi planin e qeverisë shqiptare për shndërrimin në zona turistike të një pjese të hapësirës bregdetare mes Vlorës dhe Sarandës, me pretendimin se shkelet e drejta e pronës së minoritetit grek.

Tv Klan