Akuzat e biznesmenit turk: Sinan Idrizi garantoi blerjen e kompanisë, kishte garanci nga Rama

Akuzat e biznesmenit turk: Sinan Idrizi garantoi blerjen e kompanisë, kishte garanci nga Rama

20:30 21/05/2020

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja nga padia për mashtrim që bëri në Prokurorinë e Stambollit ish presidenti i Galatasaray, Adnan Polat. Biznesmeni turk thotë se marrëveshjen me Sinan Idrizin e kishte nënshkruar pasi biznesmeni vlonjat i kishte garantuar blerjen e kompanisë GFI Albania sh.p.k.

Sipas Polat, Idrizi kishte ndërhyrë madje edhe në majën e pushtetin qëndror në Shqipëri, që blerja e kompanisë të bëhej e mundur. Mediat turke referojnë padinë e Adnand Polat, sipas të cilës Idrizi kishte hyrë garant për realizimin e këtij biznesi, pasi kishte marrë edhe miratimin e Kryeministrit Rama.

Dhe diçka e tillë do të realizohej pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ashtu siç edhe i kishte premtuar Idrizi sipërmarrësit turk.

Në padinë e tij, Polat deklaron se Sinan Idrizi i ka kërkuar që kaparin prej 3.5 milionë Dollarësh ta kalonte përmes bankës në llogarinë e tij me argumentin se kështu ishte kërkuar nga autoritetet shqiptare. Përveçse humbi paratë, biznesmeni turk nuk mori dot as kompaninë e premtuar dhe Polat thotë në një intervistë për Hurriyet se kjo i ndodh për herë të parë.

“Është hera e parë që në jetën time si biznesmen mashtrohem në mënyrë të tillë. E gjithë ideja ishte për ta shtrirë aktivitetin edhe në Europën Lindore dhe vendosa të investoj. Kam pritur që kapari të kthehej dhe kur diçka e tillë nuk ndodhi iu drejtova prokurorisë. Zgjodha që këtë çështje ta zgjidhë drejtësia që mos të dëmtohen marrëdhëniet mes dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Turqisë”.

Në të njëjtin institucion ku është paditur për mashtrim me 3.5 milionë Dollarë, edhe Sinan Idrizi ka paditur biznesmenin turk për mospërmbajtje të marrëveshjes dhe për prishje të imazhit.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo