Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka folur sot nga Vlora lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në vend. Në një deklaratë për mediat Çako u shpreh se janë maksimalizuar forcat që janë në terren dhe po punohet me kapacitete të plota.

Ndërkohë i pyetur për deklaratat e KLSH që ka kërkuar që Emergjencat Civile të jenë në terren për të menaxhuar situatën, Çako tha se deklaratat janë bërë bajade dhe kërkoi që të mos i komentonte.

Më tej u përgjigj dhe për akuzat se operacioni për fikjen e zjarrit në Karaburun ka nisur me vonesë. “Nuk ka nisur sot operacioni, ka disa ditë që ka nisur, por sot është bërë intensifikimi i kapaciteteve njerëzore. Dhe është bërë shtimi i kapaciteteve ajrore. Po punohet në Karaburun, në pjesën e sipërme dhe po punohet për fikjen e flakëve”, tha ai.

S e rrezikshme është situata?

Rreziku është gjithmonë pjesë e shtuar e riskut, por ne ndaj jemi këtu që të marrim në kontroll situatën.

Duket se zjarri po avancon shumë drejt Llogarasë, sa rrezikohet?

Nuk është e vërtetë që ka avancuar shumë, zjarri ka disa ditë që ka filluar, për shkak të terrenit të vështirë për të operuar me forca ka vazhduar operacioni, por ne synojmë ndërprerjen dhe avancimin e zjarrit.

Keni një koment për deklaratat e KLSH-së?

No koment. Thash u bë bajate kjo puna e deklaratave. KLSH-ja po bën punën e vetë dhe ne po bëjmë punën tonë. Ajo që vlen të themi që gjithë këto struktura dhe gjithë forca që janë në terren kanë më shumë rëndësi se të gjitha procedurat e tjera.

Ministri tha se do të kishte një vlerësim për situatën, ku jemi deri tani?

 Vlerësimi është bëra gjatë ditës së djeshme. Është kërkuar dhe organizuar mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile për të maksimalizuar kapacitet.

Sa efektive është ndërhyrja nga ajri?

 Janë tre mjete në proces.

Keni konkluduar me Kroacinë do ketë ndihmë?

Kemi komunikuar dje gjatë ditës, por për shkak të situatës së rënduar në të gjitha vendet është e vështirë ndihma./tvklan.al