“Edhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”

Edhe pse thotë se nuk do ta komentoj deklaratën e fortë te Fatos Nanos në “Opinion” për të, Ilir Meta nuk e la pa një përgjigje që më shume se veset politike të ish-kryetarit socialiste aludonte për veset personale te tij.

“E kam thënë edhe më parë zero komente, për zero, zero, zero. Të merresh me kumar dhe të citosh biblën sikur nuk shkojnë këto gjëra”.

Duke folur pas vizitave që beri në selite e 2 besimeve fetare në Korçë, në Myftinin dhe Mitropolinë e këtij qyteti, Kreu i Shtetit ripërsëriti qëndrimin se në 25 Prill s’do ketë thjesht zgjedhje në vend.

“Do të jetë një referendum edhe më i madhe se i 94”

Për kandidatet në këtë garë kërkon nga partitë por dhe nga vetë votuesit që të distancohen nga personat që preken nga kriteret e ligjit të dekriminalizimit dhe të përfshijnë në lista emrat me përfaqësues të shoqërisë.

Tv Klan