Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: Po fabrikon non stop pisllëqe
Kryeministri Edi Rama zgjodhi rrjetet sociale për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës për çështjen Charles McGonigal. Në një deklaratë të Twitter, kreu i qeverisë shqiptare thotë se opozita po fabrikon non stop pisllëqe për këtë çështje.
“Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”.
Rama shkon edhe më tej, duke bërë shigjetime të forta për politikën opozitare.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!”
Qëndrimi i Kryeministrit Rama për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së ka qenë se hetimet e nisura në SHBA nuk kanë lidhje me të dhe qeverinë shqiptare.
Tv Klan
Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2023