Gjatë komunikimit me mediat në mbledhjen e qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të PD se janë shpërndarë maska të skaduara për mjekët.

Rama u ka bërë thirrje pakëve politike që në këtë moment të bashkohen dhe të punojnë bashkë për të mirën e shëndetit të shqiptarëve, ndërsa tha se këto maska kanë ardhur nga një fondacion bamirësie nga Kanadaja.

Ai tha se këto maska mund të përdoren edhe pas skandencës nga mjekët që cilët nuk janë në kontakt direkt me të sëmurët.

“Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetësore që nuk janë të përfshirë në frontin e parë me të sëmurët. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga një fondacion “Bijtë e Shqipes”, nga Kanadaja.

Janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se në vend ka pasur një regjim doganor edhe për dhuratat humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie, e cila pas thirrjeve të autoriteteve, nuk u paraqit për të paguar ato detyrime të shtetit dhe për t’i tërhequr pakot, që janë prodhim amerikan, dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte gjë tjetër përvesh uljes së efiçencës në sallën e operacionit, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe as nga SHBA,  dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në vendin tonë.

Këto përdoren gjerësisht pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale, jo së në sallë janë të rrezikshme por sepse në sallë nuk e kanë të gjithë efetkshmërinë e tyre, dhe janë maska që e ezaurojnë disa herë më mirë garzat apo facoletat që vendosen para fytyrës për vetëmbrojtje apo mbrojtjen e tjetrit në kontaktin e një gjendje të caktuar gripale dhe epidemike”.

Ndërkaq ai u shpreh se karantina është gati në Durrës, duke hedhur poshtë pretendimet e PD.

“Ejani dhe të gjithë së bashku ta përballojmë këtë situatë, nuk ka nevojë për shumë tast forca… lëndon zemrën dhe mendjen e një populli të tërë kur dëgjon që janë shpërndarë maska të rrezikshme dhe tani po nxirren fondet për të filluar me karantinën. Është nga ato shpifje që lëndojnë një popull të tërë.

Ftesa është shumë e sinqertë dhe nuk kam ndërmend të kthej përgjigje të tilla përvesh në rastin kur mund të shfaqen përsëri monstruozitete të tilla…

Por menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Lulzim Basha, i cili theksoi se gënjeshtrat dhe sulmet ndaj opozitës nuk i shërbejnë sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve.

“Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruante Basha në Twitter.

/tvklan.al