“Jemi në tregtinë e mallrave ushqimore prej vitesh”

Pretendimet e Partisë Demokratike se tenderi i ushqimeve për familjet në nevojë nga Ministria e Mbrojtjes u fitua nga një kompani pa eksperiencë në këtë fushë, kanë marrë përgjigje nga vetë kompania me qendër në Maqedoninë e Veriut. Përmes një deklarate për mediat, thuhet se kompania operon prej vitesh në këtë treg.

Në anën tjetër, kompania thotë se është e habitur për akuzat e opozitës, pasi ka respektuar të gjitha ligjet në fuqi.

Partia Demokratike hodhi dyshime për tenderin e furnizimit me ushqime të kryer nga Ministria e Mbrojtjes, për shkak të procedurave dhe ndryshimit të të dhënave të filialit të kompanisë disa ditë para zhvillimit të tenderit.

Tv Klan