Sali Berisha tha nga Tropoja se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës. Ish-Kryeministri deklaroi se Basha ka rënë vetë me “të dyja këpucët” në dosjet “Toyota Yaris” dhe “Muzin”.

Ai u shpreh se Basha i ka gënjyer demokratët të gjithë, prandaj duhet të japë dorëheqjen. Të njëjtën gjë sipas Berishës duhet të bëjnë edhe drejtuesit e pazgjedhur në Partinë Demokratike.

Përndryshe, paralajmëroi Berisha, Kuvendi i PD-së më 11 Dhjetor do të marrë të gjitha masat e nevojshme që duan anëtarët që ta shndërrojnë selinë blu në shtëpinë e lirisë.

“Këtë po e bën Edi Rama duke themeluar shoqatën Basha-Bardhi më 18 Dhjetor, duke themeluar shoqatën dhe mbajtur peng Lulzim Bashën të cilit s’i k përgjegjësi asnjë demokrat në Shqipëri. Është vetë ai që ka rënë brenda me dy këpucët e tij, qoftë në dosjen “Toyota Yaris”, qoftë në dosjen “Muzin”. I ka gënjyer demokratët e tjerë për të dyja, përfshirë edhe Sali Berishën e ka gënjyer. Tani PengBasha është koha të japësh sa më parë dorëheqjen, sikundër, të gjithë drejtuesit e pazgjedhur të PD-së. Në qoftë se kanë sadopak nderim, vlerësim për këtë parti, nëse kanë vlerësimin më minimal për parimet për të cilat ndërtohet një forcë politike duhet të pranojnë se nuk janë zgjedhur nga vota e Këshillit Kombëtar dhe duhet të kërkojnë rivotim me votë të fshehtë kandidatura alternativa siç përcakton statuti. Përndryshe Kuvendi i PD më 11 Dhjetor do të marrë të gjitha masat që ju dëshironi për ta shndërruar PD në shtëpinë e lirisë”, tha Berisha./tvklan.al