Kompania Netflix ka ndërprerë çdo lidhje me aktorin Kevin Spacey, pas  një sërë akuzash për ngacmim seksual. Aktori i Hollywood-it  gjithashtu është pezulluar nga seriali i famshëm amerikan “House of cards”.

Në një deklaratë për mediat, kompania e ka bërë të qartë që ata nuk do të vazhdojnë me serialin, nëse Spacey është pjesë e tij.

Gjithashtu Netflix ka vendosur mos të nxjerrë filmin më të fundit që Kevin Spacey ka marrë pjesë si aktor dhe producent, të quajtur “Gore”.

Sipas një raporti të CNN, ky vendim vjen një ditë pasi disa pjesëtarë të stafit të serialit  “House of Cards”, kanë akuzuar aktorin për ngacmim seksual. 

Klan Plus

Përgatiti: Xh.Kuta