Akuzave të Partisë Demokratike Bashkia e Tiranës u përgjigjet se asnjë ndërhyrje dhe asnjë leje ndërtimore nuk është dhënë deri tani në gjurmën e Lumit Lana. Sipas drejtoreshës se Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako projekti është pjesë e  Planit të Përgjithshëm Vendor të qytetit të Tiranës, i cili nuk ka ndryshuar.

Nuk kemi asnjë kërkesë për leje ndërtimi në këtë zonë. Por, Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon zhvillimin e kësaj zone. Prandaj, nga të dyja anët e lumit mund të vijnë kërkesa për të marrë të drejtat e tyre zhvillimore dhe për të ndërtuar. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në terren. Lumi vazhdon të jetë në rrjedhën e tij natyrore…”

Por në mbrëmje i pranishëm në protestën e Unazës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi edhe një herë përse po kërkohet devijimi i rrjedhës së Lumit Lana.

Basha thotë se plani rregullues është ndryshuar në 2017-ën për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego.

Tv Klan