MB: Janë ndjekur vetëm procedurat ligjore

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka shkurtuar afatet mbi tenderin prej 30 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit.

Sipas Ministrisë “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në cilësinë e organit qendror blerës, ka publikuar më datë 26 Gusht procedurën e prokurimit. Ministria sqaron se “procedura e kufizuar” është një prej llojeve të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë.

Ndërsa në fazën e dytë mund të marrin pjesë vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë. Nga ana tjetër Partia Demokratike deklaroi një ditë më parë se tenderi është një aferë korruptive pasi është paracaktuar fituesi nëpërmjet shkeljes së procedurave ligjore.

Ministri Sandër Lleshaj përmes rrjetit social Facebook paralajmëroi se do ta çojë në Gjykatë PD-në për këtë çështje, ndërsa shumën financiare që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do ta çojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë.

Tv Klan