Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana, ka publikuar sot dy dokumente që sipas saj rrezojnë këto akuza. Një është kërkesa e klubit dhe tjetra transferimi i fondeve nga federata.

Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana në 6 Tetor 2020, janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në dy banka të nivelit të dytë. Sipas njoftimit të federatës së futbollit këto llogari vijojnë të jenë të lira dhe kanë kryer pagesa.

Ditët e fundit është vendosur nën sekuestro një shumë parash që janë të ardhura të Klubit të Futbollit Tirana. Por në ditë më parë Drejtori Juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu tha për tv Klan se bëhet fjalë për një shumë e papërfillshme. Kjo i takon të ardhurave nga e drejta televizive dhe jo për ato që vijnë nga UEFA. Mbi këtë shumë është vendosur një sekuestro konservative që është një bllokim i momentit për atë vlerë të ardhurash.

Tv Klan