Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 34-vjeçar më inicialet B.R banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal.

I riu iu dorëzua forcave policore të D.V.P.Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan.al