Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që akuzohen për kryerjen e disa vjedhjeve. Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në pranga kanë rënë E. C (B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç.

Këta dy persona dyshohet se në datën 19 Maj të këtij viti kanë vjedhur banesën e R. B.

Gjithashtu këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera, 2 magazina dhe 2 banesa në Qytetin e Kavajës./tvklan.al