Akuzohen se falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve, detyrim paraqitje për 6 numëruesit e Elbasanit




Akuzohen se falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve, detyrim paraqitje për 6 numëruesit e Elbasanit

12:14 02/07/2022

Gjashtë nga tetë komisionierët e numërimit të votave të zgjedhjeve të parlamentare të 25 Prillit kanë dalë sot para Gjykatës së Elbasanit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve” për këta gjashtë komisionerët që i përkasin tre forcave politike PS, PD dhe LSI.

Këta komisionerë që i përkasin KZAZ 53 në Librazhd, u paditën nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim  favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Tv Klan










Të ngjashme