Policia italiane ka arrestuar pesë shqiptarë si të akuzuar për vjedhjen e dhjetëra banesave.

Arrestimi i shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u krye pas akuzave se ata qëndrojnë pas 36 vjedhjeve që kanë ndodhur në Asti, Torino dhe Cuneo.

“Fli dhe nuk do të ndodhë asgjë”. Kështu janë paralajmëruar viktimat e vjedhjeve nga hajdutët, ka raportuar “La Repubblica”.

Mësohet se banda e shqiptarëve përdorte disa pajisje marangozësh për të hapur dritaret që të hynin brenda. Ata zgjidhnin shtëpitë ku mund të vidhnin shumë gjëra me vlerë, duke filluar nga paratë, bizhuteritë dhe orët madje kanë vjedhur edhe ekspres kafeje.

/tvklan.al