Disa gra në shtetin verilindor të Manipurit në Indi, sulmuan shtëpinë e një të dyshuari kryesor për një rast abuzimi seksual që shkaktoi zemërim të madh në vend. Gratë bërtisnin fort dhe përdorën shkopinj për të dëmtuar muret e banesës. Në fund, i vunë zjarrin.

Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Reuters, i dyshuari pretendohet se mori dy gra në një rrugë në Maj dhe inicioi një turmë që t’i përdhunonte e më pas i detyroi që të ecnin lakuriq. Si pasojë e kësaj ngjarje kaq të rëndë pati përplasje etnike të forta.

Sulmi në fjalë ndodhi rreth dy muaj më parë, por mori sërish vëmendjen pas një video virale që u bë publike më herët gjatë kësaj jave.

I dyshuari kryesor, u arrestua më 20 Korrik disa orë pasi kryeministri Narendra Modi dënoi abuzimin seksual duke e quajtur të turpshëm. Po ashtu ai premtoi veprime të ashpra. Tre persona të tjerë janë arrestuar për këtë ngjarje. Policia thotë se në ngjarje janë përfshirë të paktën 30 persona./tvklan.al