Ngjarja shkaktoi protesta masive

Pas shkarkimit nga detyra, është bërë dhe arrestimi i oficerit të policisë i cili dhunoi dhe i shkaktoi vdekjen George Floyd në qytetin amerikan të Minnesota.

Derek Chauvin është një nga katër oficerët e policisë që u pushuan nga puna pas vdekjes së Floyd, por tashmë mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Vdekja e 43-vjeçarit me ngjyrë shkaktoi zemëratë në mbarë botën, pas publikimit të videos së rëndë ku shihej polici i cili i kishte vënë këmbën në fyt, ndërsa ai duke rënkuar i lutej që të mos e vriste.

Në qytetet u mbajtën disa protesta duke kërkuar drejtësi për vdekjen e tij, të cilat u pasuan me të tjera në disa qytete. /tvklan.al