Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu dhe dërguar nën masën “arrest në shtëpi” Denis Demirin.

Sipas Klan News, Demiri fundit ishte dënuar më herët me 25 vite burgim për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Tashmë me vendimin e ri të gjykatës së Apelit, Demiri do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore.

Vendimi për ndryshimin e masës vjen pasi Apeli e ktheu dosjen për rigjykim në shkallë të parë për shkelje procedurale.

Avokati Sokol Tahiraj iu drejtua gjykatës me kërkesën për shuarje mase për Demirin pasi i kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit./tvklan.al