Policia e Lushnjes ka arrestuar Adriano Shabanaj, i cili ka qenë në kërkim për një plagosje të ndodhur në Shtator të vitit të kaluar. 47-vjeçari, i cili më herët ka mbajtur dhe emrin Ilir Shabanaj, është arrestuar pasi akuzohet se është autori i plagosjes së 32-vjeçarit Marjo Arapi, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re.

47-vjeçarit, i cili më herët ka mbajtur dhe postin e kryetarit të Bashkisë Roskovec, policia gjatë momentit të arrestimit i ka gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 Euro.

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Irfan Azizi, 31-vjeç. Ky person ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Kundër Shabanajt, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa Azizi do të përballet me akuzën “Moskallëzimi i krimit”./tvklan.al