Një shqiptar 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Itali. Hetimet për të kishin nisur që në vitin 2015, por prangosja e tij është bërë vetëm pak ditë më parë.

Në vitin 2018 policët kishin shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por ai në atë kohë ishte arratisur. Prej vitit 2018 mësohet se ka qëndruar në Gjermani dhe në 3 Shkurt tentoi që të kthehej në Udinese, por u prangos.

Edhe pse arrestim i tij është bërë pak ditë më parë autoritet vetëm sot kanë dhënë detaje. 44-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet se  ka dhunuar vajzat. Por akuzat janë më të rënda, pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Tashmë shqiptari duhet të vuajë një dënim me 10 vite burg dhe nuk do të mund të takojë fëmijët, pasi kanë urdhër mbrojtje./tvklan.al