Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”, kanë arritur që të vënë në pranga një 26-vjeçar. Mësohet se i arrestuar ka mbetur D. B., 26 vjeç, banues në Laç, ndërkohë është shpallur në kërkim dhe një 29-vjeçar që dyshohet se është bashkëpunëtori i tij.

Sipas policisë këta persona gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 06 Korrik, kanë vjedhur makinën në pronësi të S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë në Laç. 

Ndërkohë nga hetimet rezulton se këta persona gjatë muajit Maj, Qershor dhe Korrik kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa.

Ndwrkohw vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave, të kryera nga këta persona./tvklan.al