Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një person, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2012, ku mbetën viktimë babë e birë.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në vitin 2012, ku mbetën të vrarë me armë zjarri G. B. dhe N. B.

Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar K. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me  J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./tvklan.al