Një vajzë adoleshente denoncoi në polici gruan e xhaxhait të saj, me pretendimin se ajo i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Lajmi mori dhenë në shumë portale shqiptare në mesin e muajit Tetor të këtij viti.

17-vjeçarja kishte kallëzuar në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, se 32-vjeçarja Dhurata Saliaj, bashkëshortja e xhaxhait, kishte folur me disa persona në Instagram dhe pretendon se u kishte ofruar atyre mbesën e burrit.

17-vjeçarja vendosi në dispozicion të hetuesve edhe disa numra telefoni, që sipas pretendimit të saj, Dhurata Saliaj ia kishte dërguar për të biseduar me meshkujt e supozuar. Policia e Tiranës nisi hetimet për këtë çështje, por nuk ka akoma një rezultat nëse pretendimet për shitjen e virgjërisë janë të vërteta apo kanë mbetur në kuadrin e dyshimeve.

Për të gjithë këtë histori ka folur protagonistja kryesore, Dhurata Saliaj. Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Dhurata Saliaj ka treguar arsyen, përse sipas saj, mbesa e burrit i është kundërvënë dhe ka sajuar historinë e shitjes së virgjërisë.

Sipas Dhurata Saliajt, ajo kishte zbuluar lidhjen me një djalë të mbesës 17-vjeçare të burrit dhe për këtë kishte njoftuar familjen. Kjo u bë shkak që adoleshentja të ndahej me të dashurin, dhe për këtë, mbesa e burrit fajësonte pikërisht Dhurata Saliajn për prishjen e lidhjes.

Dhurata Saliaj: Siç pretendon K. për mua, sepse unë jam nusja e xhaxhait të K., që mendon se unë doja t’ia shisja virgjërinë në Instagram, po unë s’i kam nxjerrë as djalë, sepse unë për çfarë i doja lekët kur unë s’kisha nevojë sepse burri punonte, për çfarë më hynin në punë lekët mua.

Cili ka qenë qëllimi i saj? Përse duhet t’ju dëmtonte kur ju pretendoni se e keni rritur?

Dhurata Saliaj: Unë kam punuar edhe në parukeri edhe e merrja K. me vete. E kisha si vajzën time, e merrja. Nga muaji Mars, e shikoj K. që kishte një të dashur. Aty unë kam lajmëruar vjehrrën time dhe i kam që K. e kam parë me një djalë. Aty ajo vjehrra ime e bën të madhe. I kemi thënë edhe babait të K., i kemi thënë dhe bashkëshortit tim. Vete e takon, mirëpo ai djali si duket e kishte mashtruar, e ka gënjyer, nuk i kishte treguar disa të vërteta, dhe K. ndahet nga ai. Mua më thoshte pse u tregove ti atyre, herë pas here. Ti s’je gjë për të mbajtur thoshte. E kuptova se ai çuni kalonte përditë para portës sonë, dhe Kiara sa kalonte pjesën tek furra e kapte përdore djalin. E kam zbuluar, e ka parë dhe vjehrra ime me sytë e vetë. Sa vinte K. në shtëpi bënte vetëm sherr me ne. Mendoj se për këtë arsye K. hodhi çdo gjë ndaj një hakmarrje, sepse u nda me atë djalin. /tvklan.al