Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar ligjin që ndalon abortin. Senati e miratoi me 25 vota pro dhe 6 kundër. Në bazë të ligjit të ri aborti do të bëhet vetëm në rastet kur shëndeti i nënës është në rrezik. Organizata Kombëtare për Gratë ka reaguar ashpër këtë nismë.

Projektligji pritet t’i shkojë për miratim guvernatores republikane Kay Ivey, e cila deri më tani nuk është shprehur nëse do ta nënshkruajë atë apo jo.

Muajin e kaluar i njëjti projektligj u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama me 74 vota pro edhe 3 kundër.

Por ky projektligj ka sjellë edhe reagime të ashpra. Sipas politikanëve në Alabama ky është një vendim kriminal pasi nuk duhet të jenë burrat për t’iu treguar grave se çfarë të bëjnë me trupin e tyre.

Senatorët në Alabama e kanë konsideruar këtë si një ditë te errët për të gjithë gratë, të cilat duhet të jenë ato që duhet të marrin vendimin nëse e duan apo jo fëmijën e tyre duke përjashtuar rastin nëse foshnja është në rrezik.

Klan Plus