Llampa magjike e Will Smith në filmin Aladdin mesa duket ka qenë vërtetë e tillë. Prodhimi më i ri i Disney, po surprizon në arkëtime duke arritur shifrën e 874 milionë dollarëve në të gjithë botën.

Nën regjinë e Guy Ritchie dhe me Will Smith-in në rolin e xhindit, ky projekt ka kaluar arkëtimet e “Independence Day”, i publikuar në 1996 duke u kthyer kështu në filmin më të suksesshëm në karrierën e 50-vjeçarit.

Menjëherë pas premierës botërore, në fundjavën e parë të shfaqjes Aladdin u rendit në krye të listës duke grumbulluar 86 milionë dollarë.

Në role kryesore veç Will Smith, Menna Massoud, Naomi Scott dhe Marwan Kenzari, filmi është bazuar në versionin origjinal të Disney të përrallës klasike “Një Mijë e Një Netë”.

Tv Klan