Pothuajse një vit pas vdekjes së aktorit, Alain Delon, e cila ndodhi më 18 Gusht 2024, shfaqet çuditërisht një testament i dytë surprizë.

Ky testament përkeqëson më tej marrëdhënien tashmë të brishtë midis fëmijëve të aktorit pasi aktori ka vendosur që trashëgimtarja e vetme e të drejtave morale të ikonës së kinemasë franceze është vajza e tij Anouchka.

Ndryshe nga i pari, i cili ndante pasuritë materiale të aktorit në favor të Anouchkës, dokumenti “surprizë” flet për ruajtjen e pasurisë së tij artistike.

Kujdestarja e vetme do të jetë vajza e tij Anouchka, e cila do të kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të babait të saj, duke vendosur për përdorimin e emrit, imazhit dhe veprës së tij, si dhe duke dhënë autorizim për filma, dokumentarë, ekspozita ose projekte festive të realizuara dhe të planifikuara në nder të tij.

Anouchka është konsideruar gjithmonë fëmija i preferuar i aktorit dhe kjo ka bërë që ajo të ketë një marrdhënie të tensionuar me vëllezërit e saj.

Klan News