Një telefonatë anonime e cila lajmëronte se në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është vendosur lëndë plasëse, kanë vënë në alarm policët e Drejtorisë së Tiranës të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në ato momente fakulteti ka qënë i mbushur me studentë por janë nxjerrë menjëherë jashtë ambienteve nga forcat e rendit ku pas kësaj, specialistët çminues kanë nisur kontrollin e imtësishëm brenda dhe jashtë fakultetit ,por xhenierët kanë bërë të ditur se çdo gjë ka qënë alarm fals. Menjëherë pas kësaj, studentët dhe pedagogët janë lejuar të vazhdojnë mësimin normalisht.

Pamje Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, studentët, pamje policie./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj