Nuk kanë fund problemet për Real Madrid. Sikur të mos mjaftonin rezultatet, madrilenët tani përballen edhe me dëmtimet e lojtarëve.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka humbur dy mbrojtësa për pjesën e mbetur të sezonit.

Bëhet fjalë për Antonio Rudiger dhe Ferland Mendy. Rudiger iu nënshtrua operacionit pas këputjes së meniskut në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për të paktën dy muaj.

Mendy, i dëmtuar gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të jetë jashtë deri në muajin Korrik, duke humbur Botërorin e Klubeve.

Jashtë për shkak dëmtimi janë gjithashtu edhe Dani Carvajal e Eder Militao të dëmtuar në fillim të sezonit.

/tvklan.al