Radio Televizioni Shtetëror ka përjetuar sot momente ankthi dhe frike nga një alarm për shpërthimin e një bombe por gjithçka rezultoi një alarm fals. Telefonata anonime e bërë rreth orës 13:00 kishte qënë e rremë por kjo mjaftuar që të vendosen në lëvizje forcat policore dhe ekspertët përkatës që kanë filluar menjëherë kontrollet në ambientet e jashtëm ashtu dhe të brendshëm të godinës. Për shumë minuta, puna në ndërtesën e brendshme të Televizionit Shtetëror është ndërprerë derisa ekspertët janë larguar duke lënë në siguri të plotë gjithçka. Telefonata anonime supozohet të jetë vazhdim i situatës që ka mbërthyer Tiranën dhe Shqipërinë kohët e fundit.

Pamje punonjësit e TVSH-së jashtë godinës, policia./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili