Alarm mbi substancat psikoaktive në Evropë. Sipas Entit Rregullator Evropian mbi Drogën në kontinentin tonë janë në qarkullim 730 substanca të tilla, 55 prej të cilave të shënuara në vitin 2018. Me termin substanca të reja psikoaktive, janë të gjitha ato substanca sintetike që nuk i janë nënshtruar kontrolleve sipas parametrave që duhen respektuar, të vendosura nga Kombet e Bashkuara mbi narkotikët dhe psikotropët, por që mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut.

Këto substanca shënojnë një problem në rritje në nivel ndërkombëtar, pasi prodhohen në vende të cilat nuk respektojnë standardet ndërkombëtare apo ligjet ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme, e këto molekula futen në treg për të përmbushur kërkesat e reja. Vështirësia kryesore shpjegojnë ekspertët qëndron se intoksikimet nga këto substanca që mund të jenë në formën e ilaçeve, qetësuesve, etj, janë shumë të vështira për t’u diagnostikuar dhe për më tepër për t’u trajtuar.

Problem tjetër shumë i madh në lidhje më përdorimin gjithnjë e më të gjerë të tyre është pikërisht marketingu online që i bëhet, duke arritur blerës potencialë në mbarë botën, veçanërisht në moshat shumë të reja.

Ndër efektet kryesore që janë verifikuar nga përdorimi i këtyre drogave të reja sintetike janë intoksikimi mjaft i shpejtë me pasoja shpesh fatale, gjendje kome, agresivitet, varësi, delir paranojak, probleme kardiovaskulare, haluçinacione, dridhje të forta psikomotore dhe simptoma psikotike të përhershme.

Molekula kryesore që përdoret jo vetëm në substancat e reja sintetike, por edhe në përzierje të heroinës, është fentanil, që është 100 herë më i fuqishëm sesa morfina.

Klan Plus