shperthimNjë shpërthim i fuqishëm pranë Shtëpisë së Bardhë alarmoi autoritetet e sigurisë që kanë në ruajtje presidentin amerikan Barak Obama.

Shpërthimi ndodhi në momentin që kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe familja e tij do të hipnin në një  helikopter për të udhëtuar drejt Alabamës në kuadër të 50-vjetorit të marshimit për të drejtat e njeriut.

Shërbimet e sigurisë dhe policia lokale bllokuan menjëherë zonën, nga ku u mësua se shpërthimi kishte të bënte me një kantinë të lëvizshme, e cila mori flakë për arsye që ende nuk dihen.

Shërbimet inteligjente ishin sinjalizuar për lëvizjen e një mjeti të dyshimtë që drejtohej nga një shitës ushqimesh, por që nga hetimet rezultoi të ishte ngjarje aksidentale.

Tv Klan