Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur në aeroportin e Landvetter të Suedisë, paraditen e sotme.

Aeroporti, që ndodhet jashtë Gothenburg, mësohet se ka marrë një kërcënim për bombë mëngjesin e së enjtes. Për pasojë, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar njerëzit.

Pas mbërritjes së autoriteteve, bëhet e ditur se janë gjetur dy qese të dyshimta plastike, në një prej koridoreve të brendshme të aeroportit.

Lajmi për një kërcënim ndaj Aeroportit të Landvetter, i dyti më i madh në vend, është konfirmuar për mediat në vend edhe nga Swedavia, kompania që operon në aeroport.

Sipas

“Forex Live”

, dyshohet se shpërthimi i raportuar është shkaktuar nga policia, nëpërmjet shpërthimit të kontrolluar të dy qeseve plastike./tvklan.al