Një alarm për bombë ka shqetësuar të gjithë punonjësit në Gjykatën e Lartë në SHBA.

Sipas mediave vendase mësohet se një person ka njoftuar policinë për një bombë të mundshme të vendosur në ndërtesë dhe të gjithë punonjësit janë evakuuar.

Alarmi për bombë është dhënë në një kohë kur në Shtëpinë e Bardhë ka nisur ceremonia për inaugurimin e Presidentit Joe Biden.

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ndodhet jo shumë larg nga Kongresi Amerikan dhe Shtëpia e Bardhë, aty ku do të zhvillohet e gjithë ceremonia për Presidentin e ri.

Ende nuk dihet nëse në gjykatë është vendosur një bombë apo alarmi është i rremë. Nga ana tjetër ceremonia për Biden po zhvillohet e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident./tvklan.al