Një telefonatë anonime, që njoftonte vendosjen e një bombe në parlamentin grek, ka vënë në alarm mëngjesin e kësaj të premteje autoritetet atje. Sipas asaj që raporton e përditshmja Kathimerini, policia ka mbyllur godinën e parlamentit dhe ka vendosur kordonin e sigurisë përreth saj.

Telefonuesi kontaktoi me zyrat e portalit të lajmeve

Zougla.gr

dhe deklaroi se brenda dhe jashtë godinës së parlamentit ishin vendosur pajisje eksplozive.

“Do të ketë viktima, bëni kujdes”,

raportohet të ketë thënë telefonuesi. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët xhenierë.

/tvklan.al