Parisi është pushtuar nga ankthi këtë të martë. Në të paktën dy vendndodhje, autoritetet policore kanë evakuuar njerëzit për shkak të frikës për ndonjë sulm terrorist.

Në fillim, pranë Kullës Eiffel u gjet një çantë plot me municione. Më pas, policia evakuoi njerëzit pranë Harkut të Triumfit për shkak të dyshimeve për një çantë me bombë.

Policia sipas mediave vijon kërkimet për të gjetur çantën. Siç duket nga pamjet e bëra publike në media, njerëzit janë në ankth teksa evakuohen nga një stacion metroje poshtë Harkut të Triumfit.

Franca është në nivelin më të lartë të alarmit pas vrasjes së një mësuesi gjatë këtij muaji. Një 18-vjeçar mysliman i preu kokën mësuesit pasi ai shfaqi disa karikatura të Profetit Muhamed në leksione.

Në Francë ka pasur edhe disa alarme të tjera për bombë gjatë kësaj jave. /tvklan.al