Alarm për bombë pranë stadiumit ku do të luhet Itali-Zvicër




Alarm për bombë pranë stadiumit ku do të luhet Itali-Zvicër

20:30 16/06/2021

Alarm bombë pranë stadiumit Olimpiko në Romë para ndeshjes Euro2020 midis Italisë së Mancinit dhe Zvicrës për ditën e dytë të fazës së grupeve.

Mediat italiane bëjnë me dije se alarmi ka ardhur nga zona e njohur si Piazza Mancini, disa kilometra larg stadiumit.

Policia pas marrjes së njoftimit ka evakuuar të gjithë zonën dhe tifozët që ishin mbledhur në këtë zonë janë shpërndarë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet se kush mund të fshihet pas këtij akti. Deri tani mësohet se ka qenë një kalimtar që vuri re një objekt të dyshimtë brenda një makine të parkuar.

Ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës do të luhet në orën 21:00 dhe është e vlefshme për fazën në grupe të Euro2020./tvklan.al





Të ngjashme