Autoritetet e Indonezisë u kanë kërkuar njerëzve që jetojnë pranë bregdetit, të lëvizin në lokalitete më të larta, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin Java.

Zyrtarët thanë se tërmeti, me magnitudën 6.9 shkallë të Rihterit, rrezikoi të krijonte një cunami të fuqishëm. Dridhjet u ndjenë në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin, Xhakartë.

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima. Indonezia ka një histori të tërmeteve shkatërruese.

Më shumë se 2.000 njerëz mbeten të vrarë shtatorin e kaluar në ishullin Sulawesi.

Cunami i Oqeanit Indian, i vitit 2004 vrau 170.000 njerëz në ishullin indonezian të Sumatras pas një tërmeti me fuqi 9.1 shkallë të Rihterit./REL