Policia holandeze arrestoi një 22 – vjeçar lidhur me alarmin për terrorizëm që çoi në anulimin e një koncerti rrok mbrëmjen e kaluar në Roterdam.

22- vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në një krahinë jugore të Holandës, disa orë, pasi koncerti i grupit amerikan ALLAH-LAS u anulua. Ishin autoritetet spanjolle ato qe paralajmëruan Holandën për rrezikun e një sulmi terrorist.

 I riu i arrestuar dyshohet se kishte planifikuar te kryente sulmonte fansat e grupit Allah Las gjatë koncertit ne Maassilo të Roterdamit.

Një furgon që përmbante bombola gazi u gjet pranë vendit ku do te zhvillohej koncerti. Shoferi i tij, një spanjoll u vu në pranga nga policia. Disa orë pas ngjarjes, hetuesit dolën në përfundim se shoferi i furgonit nuk kishte lidhje me terrorizmin, por ishte i dehur.

Ngjarja në Holande vjen një javë pas sulmeve terroriste në Spanje ku humben jetën 15 persona.

Grupi amerikan, Las-Allahu ka marrë shpesh kërcënime për shkak të emrit te tyre nga myslimane të ofenduar nga përdorimi i emrit të perëndisë në një grup rroku. E çuditshme, por grupi thotë se emri Allah –Las është një frymëzim nga Jezusi.

Tv Klan