Rreth 5 mijë xhihadistë, të ashtuquajtur “luftëtarët e huaj”, ndodhen në Europë dhe përbëjnë një rrezik të madh për qytetarët. Alarmi u dha nga kreu i Europolit, Rob Wainwright, në një intervistë për të përditshmen gjermane

Neue Osnabrucker Zeitung.

Ai tha se bëhet fjalë për shtetas europianë që janë stërvitur në kampet terroriste të Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme dhe janë kthyer në Europë, ku mund të kryejnë sulme të organizuara apo edhe nëpërmjet nismave vetjake.

Modeli konkret që u kërkohet të ndjekin është ai i masakrës së Parisit më 13 Nëntor, ku u vranë 130 persona. Qeveritë europiane duhet të angazhohen në sfida të reja në luftën kundër terrorizmit, pasi rreziku për sulme është më i larti në 10 vitet e fundit,

tha Wainwright.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti, që kreu i Europol jep alarmin se Europa është nën kërcënim konkret nga sulmet terroriste. Në muajin Janar, ai publikoi një raport të hollësishëm mbi terrorizmin dhe deklaroi se ISIS po planifikon sulme të tjera.

Tv Klan