Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të Covid-19, autoritete shëndetësore në vend thonë se vaksinimi mbetet e vetmja mundësi kundër pandemisë. Nga Vora, ministrja e shëndetësisë tha se të situata e të shtruarve në spitalet Covid tregon se të pavaksinuarit janë më të rrezikuarit për format e rënda të sëmundjes.

“Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për të kufizuar përhapjen e pandemisë dhe sigurisht për të shmangur format e rënda të sëmundjes apo fatalitetet. Ashtu sikurse po shihen edhe nga të dhënat që ne kemi nga spitali Infektiv, mbi 94% të rasteve të shtrimeve me komplikacione janë ata të cilët nuk janë vaksinuar. Është një infektim i rasteve të pavaksinuara, pra i pavaksinuarve quhet epidemia e të pavaksinuarve në fakt sepse është aty ku po shohim një përhapje të gjerë të virusit. Dhe për këtë arsye nevojitet një sensibilizim i shpejtë”.

Deri tani mbi 60 mijë persona kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

“Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët e kanë bërë vaksinën përpara 6 muajve. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët edhe njëherë të mos e neglizhojnë bërjen e dozës së tretë, ashtu sikurse ne duhet të ecim me dozat e para të vaksinave, në mënyrë që të arrijmë mbulesë vaksinale sa më të gjerë”

Në një kohë kur në vend po qarkullon edhe gripi, bluzat e bardha rekomandojnë kryerjen e vaksinës së gripit nga personat me sëmundje bashkëshoqëruese. Deri tani janë më shumë se 140 mijë vaksina gripi të kryera në të gjithë vendin.

Tv Klan