Manastirliu: Po shkojmë drejt ezaurimit total të shtretërve

Situata  në dy spialet covid është serioze sipas minsitres Orgerta Manastirliu, për shkak të rritjes së numrit të të shtruarve. Këtë deklaratë  nga Ministrja Manastirliu e ka bërë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, Bashkimit Europian dhe partnerëve të tjerë kemi arritur të dyfishojmë flotën e aparaturave në terapinë intensive. Jemi përpara një situate e cila është serioze. Kemi rreth 200 pacientë të shtruar në të dy spitalet Covid.

Por falë angazhimit të qeverisë, për të fuqizuar kapacitetet spitalore, vetëm në skenarin e parë ne kemi të dedikuar më shumë se 500 shtretër në dispozicion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor”, tha Ministrja.

Ndërkohë veç kësaj ndihme nga gjermania, 30 respirator të tjerë janë dhënë hua për një vit nga Danimarka,duke qenë se aty numri i të shtruarve në sptial është shumë më i ulët se sa tek ne, vetëm 45 persona. Sipas Manastiliut do të vijoj mbështetja financiare për bonusin special për mjekët dhe infermierët në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

Klan Plus