Alarm në Puglia të Italisë. Sipas Autoritetit Kombëtar për Mineralet, në 23 vitet e fundit kanë humbur jetën 5 mijë njerëz nga tumori si pasojë e ekspozimit ndaj asbestit.

Pra bëhet fjalë për rreth 220 banorë të zonës jugore të Italisë që çdo vit vdesin për sëmundje të kancerit të mushkërive, mesoteliomën që është një tjetër lloj tumori, dhe patologji të tjera të shkaktuara kryesisht nga dioksinat dhe ndotës kimikë.

Kjo është konfirmuar nga analizat, statistikat dhe shpjegimet e specialistëve të fushës në dy konventa të organizuara ditët e fundit për këtë çështje kaq delikate.

Qyteti më i prekur është Taranto, ku vërehen rastet më të shumta në krahasim me gjithë rajonin dhe që kanë një rritje të të prekurve me 400%, kryesisht punonjës të një ish-stabilimentit, ku kishte përqendrim të lartë të asbestit.

Klan Plus