Aktorja Ema Andrea ka folur sot për fenomenin e bullizmit. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Andrea është shprehur bullizmi ndodh në momente dobësie.

Ata që bullizojnë sipas aktores gjejnë momentin kur ti nuk i je përshtatur moralit dhe të sulmojnë dhe shton se jo të gjithë e kanë të ehtë jetën, ndaj dhe fenomeni i bullizmit është shtuar.

“Besoj se kemi jetuar të gjithë situata të tilla, ku ai morali i përbashkët të ka vënë për fund dhe ti nuk di të zgjedhësh midis asaj që ty të duket më e mira për shoqërinë për veten. Në rastin është kujdesur për një shok apo kishte dobësi për në shok e të tjera e të tjera.

Kjo e vendos në raste ekstreme dhe shpesh ky moral, sikundër është në film, por besoj dhe në jetën tonë krijon terren për përfitime si në rastin e mësueses nga ata që do donin ta anashkalonin, i intereson që t’i të jesh aty në qoshe, ndaj them unë që si artiste e kam jetuar  dhe nuk jam e vetmja besoj.

Gjejnë momentin më të dobët kur t’i nuk i je përshtatur moralit dhe natyrisht jo të gjithë, jo vetëm adoleshentët, por dhe ata që janë më të rritur në profesion apo në studime nuk e kanë të lehtë t’ia dalin kësaj, jo të gjithë e kanë forcën për t’ia dalë kësaj gjëje”, u shpreh aktorja.

Më tej Ema Andrea tha se bullizmi me i rrezikshëm për shoqërinë është ai që bëjnë mësuesit kundrejt nxënësve të tyre.

Një gjë tjetër që unë do kisha dashur të ndaja me ju, sipas meje bullizmi më i rrezikshëm është bullizmi i mësimdhënësve, në të gjitha stadet. Unë nuk di pse e bëjnë por dëgjoj histori ku mësimdhënësit jo pa dashje, por për herë radhazi bullizojnë nxënësit sidomos.

Besoj se këto janë rastet nga më të rrezikshme për shoqërinë. Pasi nuk e ke bullizuar vetëm për zgjedhjet personale, por dhe për profesionin, ëndrrat, të ardhmen”, u shpreh aktorja Ema Andrea./tvklan.al