Autoritetet: Përhapet nga njeriu te njeriu

Konfirmohen viktimat e para nga virusi që po përhapet me ritme të shpejta në Kinë. Autoritetet kineze thanë se 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 300 janë personat e konfirmuar si të bartës të virusit, shumica e të cilëve në qytete të mëdha si Pekini e Shangai. 

Mjekët në Kinë japin alarmin se virusi tashmë po përhapet nga njeriu tek njeriu.

“95% e rasteve të të infektuarve janë persona që kanë shkuar ose kanë ardhur nga Vuhani që është vatra e virusit. Por ka edhe një karakteristikë të dytë të përhapjes që tashmë është konfirmuar dhe që është përhapja nga njeriu tek njeriu. Veç Vuhanit kemi edhe persona të infektuar në këtë formë në Guangdong”.

Autoritetet kineze po hetojnë aktualisht për mënyrën e përhapjes së virusit që mbetet ende mister. Nga të dhënat e deritanishme rezulton që virusi është përhapur fillimisht nga kafshët në një treg ku shiten kafshë të egra, por edhe peshk në Vuhan, në Lindje të Kinës, ku është shpallur edhe gjendja e emergjencës. Mjekët këshillojnë qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në hundë, pasi virusi përhapet kryesisht përmes rrugëve të frymëmarrjes. 

Studimet e deritanishme e lidhin virusin misterioz me SARS-in, përhapja e të cilit i mori jetën 774 personave në fillim të viteve 2000 në disa vende aziatike.

Tv Klan